Kamila Xhorxhi, e hapur për rikthimin: Kurrë mos thuaj kurrë
Ditët e fundit ka qarkulluar një video ku Kamila Xhorxhi shfaqet duke u stërvitur me tenisten greke Denisa Papamikail, numri 162 në renditjen botërore. Këto pamje kanë rindezur menjëherë zërat për një rikthim të mundshëm të italianes në tenis.

Kamila ka vendosur t’u përgjigjet drejtpërdrejt pyetjeve të fansave në “Instagram”, duke ushqyer më tej hipotezën e një rikthimi në fushë. “Luaj tenis pothuajse çdo ditë”, ka shkruar tenistja, ishnumri 26 i botës, e cila u tërhoq nga sporti profesionist në maj të vitit 2024.

Kur u pyet nëse ekziston mundësia që ta shohim sërish në garat zyrtare, Xhorxhi u përgjigj pozitivisht. Ndërsa një fans parashikoi një rikthim të saj në tenisin profesionist në vitin 2026, ajo u shpreh: “Ndoshta ke të drejtë… kurrë mos thuaj kurrë”.
PANORAMASPORT.AL













