KALENDARI I MBIJETESËS/ Gjithçka mund të ndodhë në tre javët e fundit të Superiores, mësoni ndeshjet e 5 skuadrave që jetojnë me ankthin e rënies

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2025 | 22:13

KALENDARI I MBIJETESËS/ Gjithçka mund të ndodhë në tre javët e fundit të Superiores, mësoni ndeshjet e 5 skuadrave që jetojnë me ankthin e rënies

Lufta për mbijetesën në Kategorinë Superiore ka pushtuar vëmendjen si rrallëherë, pasi në garë janë 5 skuadra të cilat në tre javët e mbetura mund të shohin çdo skenar të mundshëm të ndodhë dhe të ndryshojë fati i tyre.

superiore

Në letër, më e favorizuar për të siguruar mbijetesën është skuadra e Skënderbeut që ka dy sfidat me rivalë direkt në fushën e vet. Më pas edhe Tirana me Teutën kanë dy ndeshje direkte, por një mes tyre, që do të vendosin rrugëtimin në javët e ardhshme.

Paralelisht, shumë prej këtyre skuadrave shpresojnë të vazhdojë trendi i zakonshëm ku ekipet e kreut ulin marshin në javët e fundit dhe të përfitojnë për të siguruar pikë të rëndësishme për mbijetesën.

sdfsdfdssdfsfdsdffsd (1)

*Me germa KAPITALE ndeshjet brenda

PANORAMASPORT.AL