Kalendari deri në fundin e vitit, tri sprova për Partizanin që beson

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2025 | 15:50

Kalendari deri në fundin e vitit, tri sprova për Partizanin që beson

Partizani nuk do e ketë aspakt të lehtë, për të mbyllur vitin 2025 me rezultate pozitive. Deri më 23 dhjetor janë tri javë të mbetura për Superioren.

partizani

Gjithçka do të nisë ndaj Flamurtarit, rival ndaj të cilit u arrit fitore minimale me autogol në Vlorë. Më pas është rezervuar transferta e Egnatias në Rrogozhinë. Ky udhëtim do të jetë edhe i fundit për Partizanin në vitin 2025.

Më pas pjesa e parë e sezonit ose ndryshe faza e dytë, mbyllet në derbin me Dinamon. Përballë ekipit të Ilir Dajës është caktuar data 23 dhjetor. Bëhet fjalë për tre rivalë ku i pari është në zonën e ftohtë dhe po lufton për mbijetesën, ndërsa dy të tjerët ndodhen në zonën “Final Four”.

Sfida të vështira ku do të duhet sforco e madhe, për ta mbyllur vitin me shpresë për pjesën e dytë të sezonit. Te Partizani kanë treguar se besimi qëndron, megjithatë pavarësisht formës mund të thuhet se nuk është fituar asnjë përballje me ekipet e zonës “Final Four”. Mbetet për t’u parë se për cilin objektiv do të konfirmohet Partizani.

PANORAMASPORT.AL