“Jemi barazim me Egnatian”, Ardit Krymi: Për Vllazninë jam i gatshëm të rri edhe portier

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2025 | 19:06

“Jemi barazim me Egnatian”, Ardit Krymi: Për Vllazninë jam i gatshëm të rri edhe portier

Ardit Krymi ka folur pas ndeshjes që Vllaznia barazoi pa gola kundër Dinamos.

bandicam 2025-02-15 19-03-11-494

Mesfushori i Vllaznisë tha:

“Më bëhet qejfi për çunat se të dalësh me 2 lojtarë mangët, të detyruar të mbajmë pikën. Rasti i Mensah të pafat. Me ndeshjen që kemi bërë kemi ardhur në rritje. Dhe unë kam pasur dëmtim 1 mujor, është rikthyer Qato por Deliu jashtë.

Me thënë të drejtën Egnatia na mposhti në Shkodër. Jemi barazim sepse i kemi rrah një herë. Por dhe Partizani me Dinamon nuk janë prapa sepse ekipe të forta.

Jam munduar të jap maksimumin sepse pozicion që duhet me eksperiencë. Deri të premten që kemi ndeshjen do e shohim, çfarë të vendosë trajneri.

Për nevojat e ekipit, lojtari luan kudo. Për Vllazninë jam i gatshëm dhe portier.

Të gjithë janë në rrugën e duhur. Kemi djem të rinj. Për nevoja të ekipit, çfarë të jetë e mira e vendos trajneri. Pozicioni im është numri 6 para mbrojtjes”, u shpreh Krymi për RTSH.

PANORAMASPORT.AL