Postuar: Nëntor 8, 2025 | 14:21
Janë përballur 7 herë sezonin e shkuar, njihuni me statistikat e Vllaznia-Dinamo
Dy skuadrat janë përballur plot 7 herë edicionin e shkuar, në të gjitha kompeticionet përfshirë kampionatin, kupën dhe duelet e “Final 4”.
Blutë nga kryeqyteti gjatë sezonit të rregullt kanë fituar 2 herë ndaj Vllaznisë. Një duel ka qenë me rrjeta të paprekura dhe një triumf i Vllaznisë.
Dy skuadrat u përballën edhe në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë për sezonin 2024-25, ku takimi i parë në Shkodër përfundoi 0-0, teksa Dinamo fitoi në kthim në Elbasan me rezultatin spektakolar 4-3.
Në “Final 4” për edicionin 2024-25 ishte Vllaznia fitimtare, pas shifrave 2-1 në favorin e tyre do të ishin shkodranët.
PANORAMASPORT.AL













