Postuar: Prill 29, 2025 | 12:33
“Ja dalim me Vllazninë”, drejtori i Dinamos: Mungesa e presidentit? Ka pasur arsye…
Drejtori i Dinamos, Ermal Barushi ka folur pas shortit ku do të përballen me Vllazninë. Ai deklaron se kanë bërë ndeshje të mira dhe se shpreson që mund tja dalin.

“Shorti i mirë, kemi bërë ndeshje të mira me Vllazninë gjatë kampionatit, shpresoj që tja dalim. Kemi bërë një edicion të mirë deri tani, jemi pjesmarrës në Kupat e Europës prej disa vitesh kemi dhe fazën tjetër dhe duam të fitojmë titullin kampionat. U hodh dhe shorti i vogël për datën, ne do të luajmë në datë 4, shpresoj që tja dalim. Ekipi është në stërvitje, presidenti ka pasur arsye personale që nuk është këtu”, deklaroi ai.
PANORAMASPORT.AL













