Iu është rikthyer rezultateve pozitive, si vjen Vllaznia në “klasike”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2025 | 14:57

Iu është rikthyer rezultateve pozitive, si vjen Vllaznia në “klasike”

Kohët e fundit u diskutua nëse Vllaznia po kalonte një minideformim, pasi qëndroi pak kohë larg fitoreve.VLLAZNIASeria negative megjithatë përfundoi, pasi skuadra iu rikthye rezultateve pozitive. Ndeshjen e radhës Vllaznia u përball me Partizanin në shtëpi dhe festoi fitoren 2-0.

Një lojë që nuk pati ritëm të çmendur, as shumë raste, por vendësit u futën mirë në pjesën e dytë dhe kaluan në epërsi me Grudën (51’), ndërsa mysafirët vijuan të kishin të njëjtat probleme në sulm. Në minutën e 86-të mbetën me dhjetë lojtarë, pasi Domgjoni u përjashtua me të kuq dhe, në minutën e 90+1′, Bajrami vulosi tri pikët për Vlazninë.

PANORAMASPORT.AL