“Ishte jashtë zonës”, futbollisti i Vorës ka rezerva për gjykimin ndaj Egnatia: Penalltia ishte vendim i padrejtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2025 | 22:30

“Ishte jashtë zonës”, futbollisti i Vorës ka rezerva për gjykimin ndaj Egnatia: Penalltia ishte vendim i padrejtë

Vora e ka humbur përballjen e së hënës kundër Egnatias, duke pësuar humbjen e katërt sezonale, në të parin sezon të Superiores. Edhe këtë radhë Vora ka pasur kundra sistemin VAR. Me Egnatian – Një penallti e dyshimtë që ndryshoi rrjedhën e lojës e dhënë nga dhoma VAR, ka lënë polemika mes lojtarëve dhe arbitrit i cili fillimisht vazhdoi lojën. Po kështu Vora ka pretenduar edhe për një penallti të padhënë shkaktuar në dëm të Ruzgis.

Prestige

Janë këto dy momente që Vorën e sakatuar nga titullarët, e bënë që të mos mundet dot të dilte me pikë nga sfida kundër kampionëve. Megjithatë edhe ky takim është lënë mënjanë, ku lojtarët nuk janë lënë pushim, pasi nuk ka kohë për diskutime të mëtejshme sepse menjëherë dje ata kanë nisur përgatitjet për takimin e radhës, që do ta luajnë të shtunën kundër Elbasanit.

Vora pavarësisht humbjes me Egnatian, diferencat në lojë treguan se ishin skuadra që meritonin barazimin, pasi vorakët edhe pse me mungesa të rëndësishme arritën që të konkurronin denjësisht në fushë kampionët e Shqipërisë. Ohaegbulam Chibuike Prestigj, 21 vjeçari nga Nigeria, që erdhi për herë të parë në Shqipëri, tek ekipi i Vorës. Ai të hënën u fut në ndeshjen kundër Egnatias për herë të parë, në rolin e një titullari, duke zotëruar pozicionin më të vështirë atë të qendërmbrojtësit, shkaktoi një 11-metërsh, sapo nisi pjesa e dytë, në minutën e 47-të, gjë që ndryshoi dhe rrjedhën e lojës, nga ku dhe nisën diferencat mes dy ekipeve, gjatë një loje të pjesës së parë pothuajse të barabartë mes tyre. Gjithsesi futbollisti në fjalë e konsideron si të padrejtë atë vendim të sistemit VAR, ku ishin momente që duheshin diskutuar qetë, së pari kontakti dhe së dyti vendi jashtë zone.

Ai për “Panorama Sport” foli për ndeshjen. “Për mua ishte një vendim i padrejtë, pasi kontakti nuk ishte i tillë për t’u ndëshkuar e aq më tepër që ndodhej jashtë zonës së rreptësisë”, tha ai. Lidhur me prezantimin e tij të parë si titullar dhe të pestin gjatë këtij sezoni, ai analizoi më poshtë.

“Është hera e parë që unë vij në Shqipëri dhe zgjodha Vorën e Superiores me qëllimin që të zhvilloj karrierën dhe “cv”-në time për të ecur më përpara, duke ditur se dhe mosha ime tani nis diferencat profesionale. E ky prezantim si titullar më qëlloi disi jo i këndshëm për mua, pasi e nisa me humbje dhe penalltia e dhënë kundër meje na penalizoi. Gjithsesi këtu te Vora ndihem mirë, pasi ka stërvitës të shkëlqyer dhe mund të përparoj më shumë në ndeshje të tjera. Tashmë e kemi lënë pas dhe po mendojmë ndeshjen e radhës, ku kam besimin se Vora do të rikthehet te fitoret e saj”, deklaroi Ohaegbulam Chibuike Prestigj.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL