Isgandarli zbulon se pasaporta e dërgoi te Partizani: Objektiv titulli kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2025 | 15:23

Isgandarli zbulon se pasaporta e dërgoi te Partizani: Objektiv titulli kampion

Vusal Isgandarli është një nga afrimet e Partizanit në këtë merkato vere. Sulmuesi iu bashkua të kuqve në qershor, ndërsa ka zbuluar se në rast se nuk do të kishte probleme me pasaportën mund të firmoste diku tjetër.

GJK_9852-800x533

Azeri tregon se objektiv te Partizani tashmë është titulli kampion, pas eliminimit të papritur në Europë. “Kisha oferta të tjera. Te Boluspor luajta shumë ndeshje sezonin e fundit. Madje, më erdhën oferta edhe nga vende që nuk i prisja.

Por për shkak të problemit me pasaportën, nuk arrita të shkoja atje. Në fund zgjodha Partizanin. U bëftë më e mira, tashmë e kam përqendruar të gjithë vëmendjen te ky klub. Jam i lumtur për këtë zgjedhje. Do të përpiqem të jap më të mirën për Partizanin.

E kemi përfunduar para kohe aventurën tonë në Europë. Në fakt, në të dyja ndeshjet ndaj Kaljus luajtëm mirë, por humbëm shumë raste. Tani do të përgatitemi më mirë për kampionatin. Objektiv është titulli kampion. Tashmë të gjithë jemi përqendruar vetëm te kampionati”, u shpreh Isgandarli për “Stadionaz”.

PANORAMASPORT.AL