Impianti i ri/ Sa pjesë merr te stadiumi klubi Tirana?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2025 | 23:10

Impianti i ri/ Sa pjesë merr te stadiumi klubi Tirana?

Pas ndeshjes derbi, Refik Halili, më shumë se fitores në derbi, i gëzohej stadiumit të ri “Selman Stërmasi”. Fakt është që kompania “Halili” SHPK nuk ishte pjesëmarrëse në tenderin e Korporatës së investimeve.

WhatsApp-Image-2025-04-04-at-7.35.04-PM-1068x737-1

Burime të gazetës bëjnë me dije se KF Tirana pritet të marrë një pjesë të konsiderueshme të rezidencës sportive. Fjalët janë nga 15 deri në 40 përqind, por jo të gjithë projektit. Gjithsesi, mbetet për t’u parë se çfarë do të marrë klubi i futbollit.

KF Tirana dhe Refik Halili kanë 11 vite që administrojnë stadiumin e dytë të kryeqytetit. Projekti fitues ka 110 mijë metra zhvillim. Janë katër kulla ku më e larta 105 metra dhe e dedikuar për banim. Hapësirat parashikojnë 30 mijë m2 hapësirë rezidenciale, hotel 11.9 mijë, zyra 16 700, sporte 15 700, retail 29 700 m2.

PANORAMASPORT.AL