I shënoi tre gola Dinamos, Maksuti i Flamurtarit: Motivohem me Balajn! Topi pa autografe? Disa ishin në dush
Erald Maksuti është tashmë në kuotën e 11 golave në Abissnet Superiore. Sulmuesi po udhëheq Flamurtarin, ndërsa tre gola erdhën në fitoren 3 me 1 ndaj Dinamos. Bekim Balaj i Vllaznisë në krye të renditjes së golashënuesve, numëron dy gola më tepër.

“Të them të drejtën do mbaj topin, meqë është i pari. Si trofe janë bërë disa se nuk i mbaj mend, kështu që topin. Kur kam pasur Albanin komentator, zakonisht kam shënuar gola.
Nga fitoret që po vijnë, duket sikur jemi zgjuar vonë, por kemi akoma shpresë. Besojmë te cilësitë tona. Ndeshjet janë të ngjeshura, pikët gjashtë. Do bëjmë maksimumin. Do marrim një nga një çdo ndeshje dhe do japim maksimumin.
Nuk e mendoja se do shënoja kaq shumë. Konkurroj me një shkodran tjetër se dhe unë jam shkodran. Bekim Balaj është legjendë e futbollit shqiptar, motivohem duke parë se jemi aty aty me një legjendë si Balaj. Besoj se jam më i motivuar.
Top pa autografe? Ndodhi shumë shpejt, disa lojtarë po bënin stërvitje dhe gjithashtu dush. Ikën shpejt. Por besoj se nesër do plotësojmë autografet.
Shpresa gjithmonë vdes e fundit. Te kampi ynë, si në stërvitje dhe në dhoma është pozitiv. Të gjithë çunat kanë besim që do e rikthejmë situatën në favorin tonë. Janë edhe këto ndeshje që kanë mbetur, besoj ka shpresë dhe besoj se do ia dalim”, u shpreh Maksuti për “RTSH”.
PANORAMASPORT.AL













