I dha 3 pikë të arta Teutës ndaj Skënderbeut, Toma: Ndeshjet e Kombëtares U-21 patën ndikim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2025 | 19:46

I dha 3 pikë të arta Teutës ndaj Skënderbeut, Toma: Ndeshjet e Kombëtares U-21 patën ndikim

Teuta fitoi me rezultatin 1-0 përballë Skënderbeut. Golin e duelit delikat e shënoi Rrok Toma.

bandicam 2025-03-27 19-44-05-124

Toma deklaroi pas ndeshjes:

“Jam shumë i lumtur për golin, më shumë për fitoren. Janë 3 pikë shumë të rëndësishme për kampionatin që po zhvillojmë. Po tentoj të stërvitem më shumë dhe të përmirësohem për golin. Shpresoj të bëj edhe gola në ndeshjet e fundit.

Jam një lojtar që e mbroj mirë topin, luaj mirë me shpinë nga porta. Me dy sulmues mund të ndihem më mirë se kam më shumë mbështetje. Këtë gjë e vendos trajneri, jam i gatshëm për çdo gjë.

Ndeshjet e U-21 kishin ndikim se mora minuta, ndaj Partizanit nuk luajta se me 4 kartona. Ajo ndeshje më ka dhënë mbështetje psikologjike dhe më shumë forcë, besim”, u shpreh Toma për RTSH.

PANORAMASPORT.AL