Postuar: Mars 5, 2025 | 20:01
Humbja e Partizanit u jep zemër, Elbasani u bën thirrje tifozëve
Partizani u mposht nga Vllaznia me rezultatin 2-0. Elbasani ka mundësinë të jetë 3 pikë prapa zonës Final Four, nëse fiton nesër kundër Skënderbeut.

Për këtë, klubi verdheblu u ka bërë thirrje tifozëve për të qenë në stadium.
“Eja në stadium. Të ecim bashkë drejt objektivave! Sukseset nuk kanë kuptim pa mbështetjen e qytetit verdheblu”, shkruhet në postimin e Elbasanit.
Kujtojmë se takimi nis nesër në orën 16:30.
PANORAMASPORT.AL













