Humbja e hidhur në frymën e fundit, rivalët e Partizanit zhyten në krizë para duelit me “Demat”
Nome Kalju, kundëri i Partizanit në Ligën e Konferencës, po kalon një moment të vështirë në kampionatin estonez, teksa mbrëmjen e sotme u mposht nga Flora Talin në frymën e fundit me rezultatin 1 me 0.

Goli i shënuar nga Kares në minutën e 93-të, i dhuroi 3 pikë të arta vendasve, ndërkohë që për Nome Kalju, kjo ishte ndeshja e tretë pa fitore në kampionat.

Në 3 përballjet e fundit, rivalët e Partizanit kanë arritur të grumbullojnë vetëm 1 pikë, duke u zhytur në vendin e katërt me 38 pikë në 20 ndeshje.
Fitorja e fundit e Nome Kalju daton më 18 qershor. Vlen të theksohet fakti se estonezët këtë të enjten e 10 korrikut do të presin Partizanin në duelin e parë, ndërkohë që i kthimit do të zhvillohet pas 1 jave ne kryeqytet.
PANORAMASPORT.AL













