Goli i pestë i këtij sezoni, sulmuesi që i dha fitoren Bylisit: Hera e parë në karrierë që shënoj me kokë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2025 | 16:08

Goli i pestë i këtij sezoni, sulmuesi që i dha fitoren Bylisit: Hera e parë në karrierë që shënoj me kokë

Ajodeji Malomo ishte protagonisti i fitores së Bylisit sot, teksa shënoi golin e fitores 1-0 ndaj Teutës në kampionat, në të cilin ai shpreson të arrijë kuotën e 10 golave, teksa ka shënuar 5 të tillë.

bandicam 2025-03-06 15-59-31-680

“Siç e kam thënë, do të vazhdoj të punoj. Jam besimplotë që do të arrij të shënoj 10 golat deri në fund.

Kjo është hera e parë që kam shënuar me kokë. Erdhi  topi, besova që mund ta bëja dhe e bëra.

Siç e shihni nga ato të merkatos së janarit, mund të shihnit edhe ndaj Partizanit që Da Silva shënoi dhe dha asistet. Edhe ardhjet e tjera kanë bërë shumë mirë”, tha Malomo për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL