Gol i diskutueshëm dhe dy penallti, njihuni me moviolën e Egnatia-Teuta (VIDEO)
Gjatë takimit Egnatia-Teuta nuk munguan golat, penalltitë e diskutueshme dhe ndërhyrjet e VAR-it, duke e bërë këtë duel një nga më dramatiket e javës.
Minuta e 25-të: Teuta shënon me anë të Zhongo pas një goditjeje nga këndi, por ka pretendime për prekje me dorë nga Kotobelli gjatë rrëmujës në zonë. Nga pamjet duket sikur topi prek dorën e tij, por në fakt godet në kokë dhe krijon vetëm iluzionin e një prekjeje me dorë. Arbitri akordon golin, vendim që konfirmohet më pas edhe nga sistemi VAR. (VIDEO)
Minuta e 27-të: Arifi depërton në zonë dhe në momentin e fundit duket një shtyrje ndaj tij, por kryesori vendos të vazhdojë lojën. Një moment i diskutueshëm për një 11-metërsh të mundshëm.
Minutat 50–53: Teuta pretendon për penallti. Arbitri Doda shkon të verifikojë rastin në VAR dhe më pas akordon penallti, duke ndëshkuar me karton të verdhë Xhemajlin për tërheqjen ndaj Votlait. (VIDEO) (VIDEO)
Minuta 90+2: Fernando fiton penallti për Egnatian, pasi detyron Përgjonin të prekë topin me dorë brenda zonës. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













