Goditja e parë e bujshme e Tiranës, zbulohen detajet për sulmuesin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2025 | 22:51

Goditja e parë e bujshme e Tiranës, zbulohen detajet për sulmuesin e ri

Tirana ka arritur akordin me Tsotne Patsatsia. “Panorama Sport” mëson se kjo është goditja e parë e bujshme e bardhebluve në këtë merkato. 25-vjeçari aktivizohet në krahun e djathtë të sulmit.

23

Në sezonin e kaluar ishte pjesë e Torpedo Kutaisit. Patsatsia ishte pjesë e skuadrës së Torpedos, kur eliminuan bardheblutë në turin e parë të Ligës së Konferencës. Dhe pse në të dyja ndeshjet nuk mori asnjë minutë. Patsatsia ishte një nga lojtarët më të dalluar të Ligës Kombëtare gjeorgjiane “Kristalbet”.

Muajin e kaluar, ai e ndërpreu kontratën me Torpedo Kutaisi me pëlqim të ndërsjellë dhe do t’i bashkohet klubit shqiptar si lojtar i lirë.Tirana është klubi i parë i huaj për sulmuesin 25-vjeçar gjeorgjian. Ai ka luajtur për Merani Martvili, Gagra, Shukura Kobuleti, Dinamo Batumi dhe Torpedo Kutaisi. Në sezonin 2025 të Ligës Kombëtare Kristalbet, ai shënoi 2 gola dhe dha 2 asiste në 18 ndeshje (8 si titullar). Patsatsia është thirrur gjithashtu në ekipet kombëtare gjeorgjiane nën 18, 19, 20 dhe 21 vjeç.

Gjeorgjianët e konfirmojnë -Ish-lojtari i Torpedo Kutaisi, Tsotne Patsatsia, do të vazhdojë karrierën e tij te klubi shqiptar Tirana. Sipas “CrystalSport”, lojtari do të udhëtojë për në Tiranë më 7 korrik në agim s bashku me menaxherin Besik Tedoradze dhe do të nënshkruajë një kontratë me klubin e ri në bazë 1+1.

Sezonin e kaluar në kampionatin shqiptar, Tirana përfundoi në vendin e 8-të. Ekipi ka shumë lojtarë të huaj, më i suksesshmi prej të cilëve ishte Mahamadou Dembele, i cili, përveçse luajti për ekipet e të rinjve francezë, luajti edhe për ekipin e parë të PSG-së.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL