Gjyqtarët shqiptarë nuk cilësohen të denjë për një gjysmëfinale europiane, Sokol Jareci po! UEFA e cakton për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2025 | 18:20

Gjyqtarët shqiptarë nuk cilësohen të denjë për një gjysmëfinale europiane, Sokol Jareci po! UEFA e cakton për…

Gjyqtarët shqiptarë nuk janë shfaqur në radarët e UEFA-s për ndeshjet ndërkombëtare për klube që pasi filloi faza me eliminim direkt e turneut. Por një gjë e tillë nuk mund të thuhet për përgjegjësin e Sektorit të Gjykimit në FSHF, Sokol Jareci.

jareci

Ky i fundit, vazhdon të caktohet rregullisht nga UEFA në ndeshjet e saj dhe së fundmi e ka vendosur si vëzhgues të gjyqtarëve për një ndeshje mjaft delikate këtë javë në arenën ndërkombëtare.

Jareci është caktuar të vëzhgojë trupën gjykuese në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Europës këtë të enjte në “Estadio de San Mamés”, ku përballen Atletik Bilbao vendase me Mançester Junajtid. Për shumëkënd, kjo sfidë është ajo që do të prodhojë edhe fituesin e turneut, ndaj do të jetë një ndeshje shumë delikate për trupën norvegjeze që drejton takimin, me në krye Espen Andreas Eskas.

PANORAMASPORT.AL