Gjyqtarë armenë dhe çekë, kush do të vendosë drejtësi për Vllazninë në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2025 | 12:05

Gjyqtarë armenë dhe çekë, kush do të vendosë drejtësi për Vllazninë në Europë

UEFA ka zyrtarizuar gjyqtarët që do të drejtojnë sfidën mes Vllaznisë dhe Daugavpils.

vllaznia

Në Elbasan ata do të jenë armenë. Kryesor do të jetë Artem Gasparyan nga Armenia, ndërsa ndihmës të tij Atom Sevgulyan, Khachatur Hovhannisyan. Gjyqtari i katërt Yura Mahtesyan, po nga Armenia.

WhatsApp Image 2025-06-26 at 10.31.06

Ndërsa për ndeshjen e kthimit kryesor do të jetë Karel Ruçek.

WhatsApp Image 2025-06-26 at 10.31.39

Vllaznia ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen me Daugavpils në “Elbasan Arena”. Ky takim do të luhet më 10 korrik, prej orës 20:00. Çmimet variojnë nga 500 deri në 2000 lekë të reja.

Kategoritë ku mund të blihen bileta, që shiten aktualisht shiten vetëm “online”, janë me 500, 1000 dhe 2000 lekë të reja. Biletat fizike do të jenë në shitje në Shkodër, Tiranë dhe Elbasan duke filluar nga data 5 korrik.

PANORAMASPORT.AL