Gjoka qan rastet e humbura kundër Tiranës: Është për të ardhur keq, kishim mundësinë ta fitonim këtë ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2025 | 18:02

Gjoka qan rastet e humbura kundër Tiranës: Është për të ardhur keq, kishim mundësinë ta fitonim këtë ndeshje

Trajneri i Skënderbeut , Ernest Gjoka ka folur pas barazimit që morën kundër Tiranës. Ai u shpreh se kishin mundësinë të fitonim por nuk ndodhi se kishte dhe frikë.

bandicam 2025-04-12 17-58-57-712

“Është për të ardhur keq se kishim mundësinë ta fitonim këtë ndeshje, por janë ndeshje të vështira edhe të rënda psikologjikisht, në momentin që u goditëm nga një faull që mund ta kishim evituar u barazua ndeshja dhe ishte frikë, por është evidente pasi nuk duhet të bëjmë hapa fals. Unë nuk mendoj që ishte performancë e keqe pjesa e dytë, por më shumë përkujdesje. Nuk mendoj që ishte erë e ccuditshme, unë mendoj që jo. Ramos ka qenë i përgatitur për mbrojtës të djathtë dhe ka qenë episod për mbyllje, është thjesht ccështje këndvështrimi, donim ti jepnim më shumë forcë krahut të djathtë”, deklaroi ai për “RTSH Sport”.

PANORAMASPORT.AL