Gjashtë ndeshje në “Niko Dovana”/ Abah humb Laçin, Haxhiu me grupin. Ja situata te Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2025 | 21:08

Gjashtë ndeshje në “Niko Dovana”/ Abah humb Laçin, Haxhiu me grupin. Ja situata te Tirana

Gjashtë ndeshje, duke përfshirë takimin që do të zhvillohet të enjten me Laçin, ka luajtur në “Niko Dovana”, këtë sezon ekipi i Tiranës. Më parë në Durrës është përballur dy herë me Teutën, më pas me Egnatian, Bylisin, Elbasanin dhe tani me kurbinasit.

Tirana

Një ndeshje e shtatë është planifikuar me Vllazninë po në këtë stadium, të martën e ardhshme por si pritëse. Skuadra fituar një ndeshje, ka barazuar dy të tjera si dhe është mundur po dy herë nga të zotët e shtëpisë, “Djemtë e detit”.

Tirana do të luajë të enjten ndaj Laçit në një ndeshje ku nëse edhe barazon, i kandidon bardheblutë për rënien direkte nga kategoria. Skuadra në sfidën me kurbinasit do të kenë mungesën e Ismajlit, i cili është i dëmtuar dhe ka mbyllur sezonin. Problemi tjetër i Tiranës është Abel Abah.

Futbollisti ka probleme në gju dhe nuk do të jetë në këtë sfidë. Shkëmbi ka zgjedhur një 3-5-2, me dyshen e sulmit Zharmuni-Ernest. Pjesa tjetër nuk do të ndryshojë nga sfida e fundit e luajtur në Elbasan ndaj Dinamos.

Në portë e nis Selmani, më pas, Meta, Dembele, Kola. Në mesfushë, Vera, Marku, Soler, Rafael dhe Përgjoni. Sulmi tashmë dihet. Të gatshëm, Ndreca, Prengaj e me radhë, ndërsa për t’u shënuar që pas shumë javësh kthehet në stërvitje Rimal Haxhiu. Ky i fundit kishte kohë që përgatitej në mënyrë individuale.

TIRANA

PANORAMASPORT.AL