“Gabon kush mendon që është thjesht një arritje sportive”, Abilaliaj falënderon edhe Veselinoviç: Çdo trajner…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2025 | 22:07

“Gabon kush mendon që është thjesht një arritje sportive”, Abilaliaj falënderon edhe Veselinoviç: Çdo trajner…

Drejtori sportiv i Partizanit, Arbër Abilaliaj ka reaguar në rrjetet e tij sociale pas këtij objektivi të plotësuar nga klubi i kuq, që ditën e sotme triumfoi ndaj Elbasanit me rezultatin 2-0, duke siguruar pjesëmarrjen në “Final 4”.

abilaliaj

Nëpërmjet një posti në “Insta Story”, vlonjati, nuk i ka kursyer elozhet për të gjithë ata që kontribuan në klubin e kuq këtë edicion, duke përfshirë edhe trajnerin Veselinoviç. 

POSTIMI I PLOTË I ARBËR ABILALIAJT:  

“Partizani ynë, krenaria e përjetshme!!! 

Sot, zemrat tona rrahin më fort se kurrë, sot ekip e tifozë u bënë “Një”, 

ashtu siç i ka hije 

historisë se këtij klubi… 

Partizani është 

zyrtarisht në Europë!!! 

Çdo sakrificë, çdo pikë djersë, qofte edhe loti, 

çdo betejë, çdo përkrahje 

nga tribuna dhe çdo lutje e heshtur kanë marre kuptim SOT! Kush mendon se është thjeshtë 

një arritje sportive gabon, sepse aty brenda ka shumë pasion, besnikëri, përkushtim 

nga të gjithë… 

Ndaj kjo fanellë ka shumë dashuri brenda. 

Do jemi krah teje si në fitore ashtu edhe në ditë jo të mira. 

Përjetë me Ty Partizan!!! 

Krenar që jemi pjesë e kësaj familjeje të madhe! 

Falenderime për të gjithë që nga punëtorët 

e fushës apo “nënat” 

tona tek hoteli e restoranti e deri tek trajnerët e gjithë lojtarët 

që kanë kontribuar qoftë 

edhe një sekondë këto 36 jave… 

Rrugëtimi nuk ka mbaruar ende, jemi vetëm pak hapa larg Historisë… 

Para Partizan, Para demat e kuq…”, shkruan Abilaliaj. 

WhatsApp Image 2025-04-27 at 21.36.21