Postuar: Maj 14, 2025 | 22:40
Fundi i sezonit, Partizani merr pushimet
Me të mbaruar ndeshja për vendin e tretë kundër Dinamos, Partizani ka marrë menjëherë pushimet. Të gjithë lojtarët janë shpërndarë nëpër familjet e tyre, teksa nga ana tjetër stafi ka nisur punën për të planifikuar të ardhmen.

Këto pushime pritet të jenë të gjata, me drejtuesit që në ditët në vijim do të përcaktojnë edhe një datë rikthimi. Me të ndodhur kjo, nisin përgatitjet për Ligën e Konferencës.
PANORAMASPORT.AL













