Postuar: Prill 14, 2025 | 23:10
FSHF konfirmon stadiumin ku Tirana pret Teutën, ndodh për herë të parë këtë sezon që…
FSHF ka konfirmuar se Tirana do e presë Teutën në stadiumin “Arena Kombëtare”. Ndeshja do të luhet për javën e 35-të të Superiores.

Ndodh për herë të parë këtë sezon, ku përfshihen Kupa dhe Superiorja, që Tirana të presë tri ndeshje radhazi në “Arena Kombëtare”. Pas sfidave me Bylisin dhe Partizanin është radha e Teutës.
Aktualisht bardheblutë mbajnë vendin e tetë. Durrsakët pozicionohet të gjashtët me dy pikë më tepër.
Në tri përballjet e mëparshme të këtij sezoni, një prej tyre ka përfunduar barazim dhe dy të tjerat janë fituar nga Teuta.
PANORAMASPORT.AL













