Postuar: Maj 16, 2026 | 15:55
FOTOLAJM/ Mungon vetëm prezantimi, Edlir Tetova shfaqet në ambientet e klubit të ri
Edlir Tetova do të jetë trajneri i ri i Teutës. Palët kanë arritur akordin prej kohësh, ndërsa mungon vetëm prezantimi.

Tetova ndodhet sot në stadiumin “Niko Dovana”, për të ndjekur ndeshjen Teuta-Pogradeci. Kjo është edhe finalja e “play out”, që vendos për një vend në Abissnet Superiore.
Trajneri kampion u largua nga Egnatia pa u mbyllur sezoni, edhe pse fillimisht u tha se do të qëndronte deri në fund. Teutës ndërkohë iu largua po ashtu trajneri Enkelejd Dobi, që pas humbjes me Tiranën.
Aktualisht Teuta drejtohet nga Bledar Hodo. Ky i fundit duhet të arrijë objektivin e mbetur për këtë edicion.
ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL













