FOTO/ Tani i duhet të eliminojë Tiranën, mesazhi i Ardian Memës pas triumfit bardheblu në derbi: Me shpresë të Zotit t’i kalojnë me sukses dhe këto ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2025 | 22:37

FOTO/ Tani i duhet të eliminojë Tiranën, mesazhi i Ardian Memës pas triumfit bardheblu në derbi: Me shpresë të Zotit t’i kalojnë me sukses dhe këto ndeshje

Pogradeci mposhti Besën(0-1) në “Elbasan Arena” dhe do të luajë finalen e madhe me Tiranën. Të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren, për të qenë pjesë e Superiores në edicionin e ardhshëm.

ARDIAN MEMA

Trajneri Ardian Mema ka bërë mjaft mirë me Pogradecin dhe prova e fundit do të jetë ndaj Tiranës. Pas fitores së bardhebluve në derbin me Partizanin(3-0), Mema bëri thirrje që të jenë të gjithë bashkë në ndeshjet e mbetura të bardhebluve.

Ndeshjes finale akoma nuk i është zyrtarizuar axhenda e plotë. Mbetet të vendoset stadiumi, ndërsa do të luhet të dielën, më 4 maj.

MESAZHI I ARDIAN MEMËS NË POSTIMIN E TIRANËS:

“Urime Tironës, ky është momenti për t’u bërë të gjithë bashkë, jo vetëm kritika në këtë moment të mbështesni ekipin për të ruajtur këtë performancë dhe me shpresë të Zotit t’i kalojnë me suksese dhe këto ndeshje që kanë ngelur. Forca Tirona”, shkruante trajneri i Pogradecit.

Screenshot-2025-04-09-190231-logo

PANORAMASPORT.AL