Postuar: Mars 22, 2026 | 9:14
FOTO/ Mbylli sezonin para kohe, sulmuesi i Vllaznisë shfaqet si tifoz në rreshtin e parë
Lirim Kastrati mbylli sezonin para kohe me Vllazninë për shkak të dëmtimit të rëndë gjatë ndeshjes kundër Egnatias. Sulmuesi i cili ishte lojtari më në formë i momentit këputi ligamentin kroçiat anterior duke e lënë jashtë fushave.
Ditën e djeshme ai është shfaqur në tribunat e “Loro Boriçit” si një tifoz. Edhe pse nuk mund të ishte në fushë kundër Dinamos, ai ka qenë në rreshtin e parë për të bërë tifo për ekipin e tij të zemrës.
Pavarësisht mbështetjes së madhe, dueli u mbyll në barazimin 0-0.
PANORAMASPORT.AL













