Formacioni me më tepër minuta te Partizani, Europa erdhi nga… mbrojtja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2025 | 21:49

Formacioni me më tepër minuta te Partizani, Europa erdhi nga… mbrojtja

Partizani i sezonit 2024-25 ia doli të sig urojë objektivat minimalë. Fillimisht kalimin e një turi në Ligës së Konferencës dhe më pas sigurimin e Europës për edicionin e ardhshëm. “Demat” u eliminuan në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë dhe atë të “Final Four”.

preka

Ishte Egnatia, që fitoi më pas titullin, e cila ia doli të eliminojë Partizanin në gjysmëfinalet e të dyja kompeticioneve. Në rrugën drejt trofeut të kampionit, rrogozhinasit e kishin më të lehtë pasi ishin të favorizuar edhe me barazim. Ndeshja u mbyll 0 me 0 në “Air Albania”. Te Partizani, gjatë rrugëtimit të edicionit 2024-25, janë luajtur 47 ndeshje në total. Prej këtyre, katër i përkasin Europës, pesë Kupës, dy në “Final Four” dhe 36 ndeshje të Superiores. “Panorama Sport” ju sjell formacionin me tepër minuta dhe situatën aktuale në kampin e kuq.

MBI 3000 MINUTA – Janë tre lojtarë që kanë luajtur më shumë se të tjerët. Bëhet fjalë për Pano Qirkon, Marçelino Prekën dhe Saliu Sembenen. Të kuqtë patën mbrojtje solide gjatë sezonit dhe të tre mund të shikohen si çelësi i suksesit në prapavijë. Gola vendimtarë erdhën prej tyre, ku ndër të tjerë mbahet mend i Sembenes në derbi dhe i Prekës përballë Elbasanit.

ARZHONZH BINTSUKA – Lojtari i përfaqësueses së Kongos mbetet një çështje. 22-vjeçari rezulton sulmuesi më efikas i dy sezoneve të fundit me 17 golat e shënuar. Nuk mund të mungonte në formacionin me më tepër minuta. Bintsukës i ka përfunduar kontrata, por nuk ka vendosur përfundimisht se ku do e vazhdojë karrierën. Për të ka pasur interes më parë nga Polonia, ndërsa Partizani i rezistoi shitjes.

ISMAILI, MEHMETI DHE BUXHELAJ- Të tre kanë vendin e tyre në formacionin me më tepër minuta. Mbrojtësi i krahut dhe dy mesfushorët patën më tepër rol te skuadra e Partizanit, në krahasim me sezonin 2023-24.

LARGIMET GJATË SEZONIT – Partizani ka mbushur arkën, si asnjë klub tjetër në Superiore për edicionin e kaluar. Kjo pasi janë larguar disa titullarë të konsideruar të padiskutueshëm më parë. Fillimisht ishte Maget Gueje, që luajti ndeshjen e fundit në javën e parë të Superiores. Senegalezi vazhdoi karrierën në Spanjë. Pas tij, largimet më me peshë për skuadrën erdhën në merkaton e dimrit. Kështu, Andi Hadroj, Arinaldo Rrapaj, Tedi Cara dhe Kristian Mba u shitën të gjithë në Ukrainë.

LARGIMET PAS SEZONIT – Dy nga largimet e zyrtarizuara janë pjesë e lojtarëve me më tepër minuta. Bëhet fjalë për David Domgjonin dhe Gjelbrim Taipin, respektivisht 28 dhe 32 vjeç. Kështu Partizani ka humbur eksperiencë, pasi të dy kishin përfunduar kontratën.

ZËVENDËSUESIT- Nëse për Domgjonin zgjidhja shihet brenda skuadrës, e njëjta gjë nuk ndodh me Taipin. Te Partizani po punojnë për të përforcuar mesfushën me të paktën një element cilësor. “Demat” ndërkohë llogarisin Xhuliano Skukën për sezonin e ri, që bëri rikthimin e bujshëm me kontratë 3- vjeçare. Po ashtu, edhe Isgandarli pritet të zyrtarizohet te Partizani.

Screenshot 2025-06-10 214745

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL