Formacioni i mundshëm/ Bardheblutë, ndaj Vorës me ndryshime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2025 | 8:43

Formacioni i mundshëm/ Bardheblutë, ndaj Vorës me ndryshime

Në prag të ndeshjes së radhës në Kategorinë Superiore, Tirana pritet të bëjë disa ndryshime të rëndësishme në formacion, si pasojë e rezultateve të dobëta dhe performancës nën pritshmëri të disa lojtarëve kryesorë.

tirana

Burime pranë klubit bëjnë me dije se trajneri po mendon seriozisht për të rishikuar disa zgjedhje, ndërsa Tsone Patsatsia është ndër emrat që mund të humbasin vendin e titullarit. Sulmuesi ka shënuar vetëm dy gola deri tani, të dyja nga penallti, dhe shpesh është kritikuar për mungesën e ndikimit në lojë të hapur. Në këto kushte, stafi teknik po kërkon alternativa më dinamike për fazën ofensive, duke synuar më shumë lëvizshmëri dhe efikasitet përpara portës.

Ndryshimet nuk pritet të ndalen vetëm te Patsatsia. Edhe disa lojtarë të tjerë që kanë zhgënjyer në javët e fundit mund të pësojnë rotacion. Tirana pritet të zbresë në fushë me Tafas në portë, Vera, Dembele, Marku dhe Valerjanos në mbrojtje, Lleshi, Zhunior dhe Soler në mesfushë, ndërsa Tabeku, Falaje dhe Haxhiu do të formojnë triadën ofensive.

Nga kjo skemë duket qartë se trajneri synon të rigjallërojë skuadrën, duke mbështetur më shumë lojtarët që kanë treguar formë dhe dëshirë për të luftuar në fushë. Tabeku, me katër gola të shënuar, është një nga të paktët që ka përmbushur pritshmëritë, ndërsa Zhunior ka marrë gjithnjë e më shumë përgjegjësi në organizimin e lojës.

GFDHPANORAMASPORT.AL