Florian Lata dha penallti në minutën e 90 në ndeshjen historike, Italia shpallet përsëri Kampione Europe me U17
Gjyqtari Florian Lata ka qenë sot protagonist i një ndeshje historike pasi për herë të parë UEFA i besonte një bilbili shqiptar finalen e një turneu ndërkombëtar prestigjioz siç është Europiani U17.

Kryesori, i ndihmuar edhe nga asistenti Mario Shazivari, ka drejtuar finales mes Italisë dhe Belgjikës e cila u mbyll me penallti me suksesin e të kaltërve.
Belgjika dominoi ndeshjen dhe kaloi e para në avantazh më anë të Ojea. Por Lata dha penallti në minutën e 90 për prekje topi me dorë në zonë dhe Fugacola barazoi shifrat, duke bërë që për të shpallur fituesin, të duheshin gjuajtjet nga pika e bardhë.
Aty, Italia u tregua më e saktë duke siguruar suksesin 4-3 dhe duke u shpallur Kampione Europe e kësaj grupmoshe për herë të dytë në historinë e saj, duke përsëritur suksesin e vitit 2024.
PANORAMASPORT.AL













