Postuar: Korrik 25, 2025 | 14:53
Fitorja “me zemër” kundër Vikingurit, Vllaznia falenderon tifozët për mbështetjen: Jeni forca jonë!
Vllaznia mori një fitore të rëndësishme me shifrat 2-1 kundër Vikingurit në stadiumin “Loro Boriçi”. Klubi shkodran ka falenderuar tifozët për mbështetjen e madhe përmes një shkrimi në rrjetet sociale.
NJOFTIMI
FALENDERIM!
Faleminderit nga zemra për mbështetjen e jashtëzakonshme që na dhatë mbrëmë ndaj Víkingur. Zëri juaj, pasioni juaj, dashuria për kuqeblutë – janë ajo që na bën të vazhdojmë më të fortë se kurrë.
Ju jeni forca jonë. Jemi krenarë për ju! 

PANORAMASPORT.AL













