Fitorja e Tiranës, trajneri Nevil Dede i surprizuar: Nuk e besonim me drejtuesit e Egnatias që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2026 | 18:35

Fitorja e Tiranës, trajneri Nevil Dede i surprizuar: Nuk e besonim me drejtuesit e Egnatias që…

Egnatia u mposht me rezultatin 3-2 nga Teuta. Kampionët humbën kështu një mundësi, për t’u afruar më shumë me kreun e Final Four, ndërsa do e nisin me 3 pikë më pak. Trajneri Nevil Dede foli pas humbjes së parë si trajner i Egnatias.

bandicam 2026-05-10 18-26-07-638

“E vërteta është që rotacioni shumë i madh, e kuptova kur morëm dy gola shumë shpejt në pjesën e dytë. Mos harroni se luajtëm para 3 ditësh, do luajmë pas 2 ditësh. Kemi finalen e Kupës. Është nga objektivat kryesorë të klubit.

Fokusi kryesor te Kupa? Patjetër. Nuk është që prisnim diçka të madhe. Pavarësisht se Tirana bëri surprizën e madhe, mundi Elbasanin. Maksimumi kur bën llogaritë në letër, dhe si do shkojnë pikët dhe në Final Four, por edhe për të menaxhuar energjitë e lojtarëve. Besonim bashkë me drejtuesit që nuk do ndodhte kjo surprizë kaq e madhe se ndryshe do sakrifikonim diçka më shumë për t’u futur më fort në Final Four. Përgjegjësia më takon mua. Djemtë u munduan të japin maksimumin, bashkë me katër të rinjtë. Dhe faji është i imi në këtë humbjen e sotme. Më vjen keq që golat i morëm gati të gjitha në ajër. Në fund më pëlqeu që në zotërimin e topit ishim të qartë për aq minuta sa mundëm të bëjmë mirë. Tani gjithçka i përket të shkuarës, përgjegjësitë gjithmonë janë të trajnerit, kur paraqitjet nuk janë të mira. Një ekip si Egnatia nuk i shkon përshtat të marrë 3 gola. Dua të komplimentoj djemtë në ndërim. Përgjegjësia ime për humbjen, pasi unë vendos për rotacionin. E dija që kishte risk. Në fund besoj se brenda llogarive që kemi bërë, jemi 3 pikë larg në Final Four. Qëllim ishte finala e Kupës. Shpresojmë t’ja kemi arritur qëllimit, pavarësisht kostos së madhe të humbjes që morëm sot.

Na u dëmtua dje Selmani me kontakt në stërvitje dhe nuk mundi dot të futej. Duke menduar këtë zgjidhje me Duron, nuk doja që të sakrifikoja prap Haimen. Vuajti dhe me Partizanin, e zëvendësova. Unë besoj se bëri mirë, jam i lumtur për Duron. Nuk është pozicioni i tij natyral. Ai është një linjë më lart, pra sulmues krahu. Për mua bëri mirë. Nuk i bën mirë humbja, por të paktën thyu akullin dhe mori minuta. Tregoi personalitet. Goli i parë ishte mungesë përqëndrimi. Më shumë u mërzita për dy golat që morëm atje, ndoshta mungesa e përqëndrimit. Me skuadrën kam folur pas Partizanit, ajo që kërkoja sidomos Fangaj dhe Kryeziu nuk duhet të luanin më shumë se 60 minuta. Ndonjëherë skenaret që ke përgatitur nuk dalin si duhet. Nuk e kisha llogaritur, mendova nuk do vuanim sidomos në luftën në ajër. Një portier i ri, ndoshta dhe komunikimi nuk ka qenë korrekt dhe prisnin të dilte portieri. Kemi dhe 2 ditë për finalen e Kupës dhe rikthimin e atyre që i patëm pushim dhe do i kemi të freskët”, u shpreh Dede për “RTSH”.

PANORAMASPORT.AL