Fitorja e rëndësishme, lojtari që vulosi rezultatin te Bylisi tregon sekretin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2026 | 18:37

Fitorja e rëndësishme, lojtari që vulosi rezultatin te Bylisi tregon sekretin

Abubakar Kamara foli pas fitores 2 me 0, që Bylisi mori përballë Teutës në stadiumin “Adush Muçaj”. 24-vjeçari ishte pikërisht lojtari që vulosi fatin e takimit të vlefshëm për javën 33.

Screenshot 2026-04-26 183432

“Fillimisht dua të falenderoj se është hera e dytë që e marr këtë çmim. Sekreti mund të them se është Zoti pasi unë falem dhe i dedikoj çdo gjë atij.

Ndihem mirë me 3-5-2, pasi më takon të luaj lart më shumë. Për momentin jam në kontratë me Bylisin, i fokusuar tek ekipit dhe te qëllimet e tij. Pastaj do të shohim”, u shpreh Kamara për “RTSH”.

PANORAMASPORT.AL