Fitoi penalltinë që vendosi ndeshjen me Flamurtarin, Kasalla: Te ky pozicion premtoj më shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2025 | 18:54

Fitoi penalltinë që vendosi ndeshjen me Flamurtarin, Kasalla: Te ky pozicion premtoj më shumë

Irgi Kasalla ishte ndër lojtarët që spikati në fitoren 1 me 0 të Vorës ndaj Flamurtarit. 23-vjeçari fitoi penalltinë që vulosi fatin e takimit në Laç.

Screenshot 2025-09-21 185409

Pas ndeshjes, Kasalla deklaroi:

“Çdo gjë është besimi që më ka dhënë ekipi, të marr përsipër. Falenderoj gjithë ekipin për besimin.

Vjet kam luajtur në krah të majtë se aty kishte nevojë ekipi, por unë ndihem më mirë si 10 dhe 8. Aty mendoj se premtoj më shumë.

Superiorja? Ndryshim me Kategorinë e Parë është ritmi. Atje është kampionat duelesh. Këtu është më shumë ritëm, teknikë, dhe mendoj këtu jap më shumë”, u shpreh Kasalla për “RTSH”.

PANORAMASPORT.AL