Final Four i prish punë Tiranës, finalja për mbijetesën në Superiore jo në shtëpinë e saj. Mësoni kur luhet me Pogradecin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2025 | 19:14

Final Four i prish punë Tiranës, finalja për mbijetesën në Superiore jo në shtëpinë e saj. Mësoni kur luhet me Pogradecin

Tirana do të luajë ndaj Pogradecit një finale, për të qëndruar në Superiore. Bardhebluve u prish punë Final Four, pasi ndeshja është programuar më 4 maj.

tirana

Të dielën, për llogari të Final Four, do të luhet një nga gjysmëfinalet e Final Four. Në këtë mënyrë, Tirana duhet të gjejë një stadium tjetër për të pritur Pogradecin.

Kujtojmë se bardheblutë e mbyllën si vend i tetë. Në anën tjetër, Pogradeci ia doli mrekullisht të shkojë në finale, pasi kishte përfunduar si vend i pestë në Kategorinë e Parë.

Fitoret me Burrelin dhe më pas Besën, bëjnë që Pogradeci të ëndërrojë elitën e futbollit shqiptar.

PANORAMASPORT.AL