Ferra bën modestin: Nuk luaj vetëm unë te Dinamo
Dinamo pas dy rezultateve të para, që janë zhgënjyese për një emër të madh të futbollit tonë, arrin fitoren e parë. Ky rezultat i bën me krahë të gjithë dhe për më tepër të ëndërrojnë për dy vendet e para. Protagonist në dy takimet, në të cilët skuadra ka marrë pikë, është Hendrit Ferra. Tiranasi 22-vjeçar shënoi golin e barazimit në Gramsh dhe të fitores ditën e shtunë kundër Himarës. Por, për futbollistin tashmë gjithçka duhet të fokusohet në takimet e tjera. “Ishte një ndeshje e bukur, por për mua nuk ka rëndësi goli. Mendova që t’i jap qetësinë skuadrës pas gjithë problemeve që patëm gjatë javës, por edhe për t’ua mbushur mendjen skeptikëve. Më pëlqen të fitojë Dinamo, ndërsa të tjerat nuk më interesojnë. Golat e mi i kanë dhënë katër pikë skuadrës dhe unë ua dedikoj shokëve këta gola”, – shprehet Ferra.
Erjon Hamitaj













