Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e sulmuesit të larguar, zyrtarizon “gradimin” e nigerianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2026 | 9:49

Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e sulmuesit të larguar, zyrtarizon “gradimin” e nigerianit

Klubi i Elbasanit ka vendosur të bëjë pjesë të ekipit të parë një anësor sulmi të ri nigerian, i cili ka spikatur duke luajtur me ekipin e akademisë të verdhebluve.

kingslei orji

“Talenti 18-vjeçar nga Nigeria, pjesë e akademisë verdheblu në ekipin U-19, firmos kontratë profesionale. Kingslei Celestin Orji është verdheblu deri në 2028!”, shkruhej në njoftimin e klubit në rrjetet sociale.

Orji është bashkuar pak muaj më parë me Elbasanin, duke luajtur për akademinë e verdhebluve. Duket se paraqitjet e tij kanë bindur Gvozdenovicc që t’i kërkojë klubit që anësori i majtë t’i bashkohet skuadrës si alternativë, sidomos pas largimit të Antonio Delajt i cili është dhënë huazim te Skënderbeu.

PANORAMASPORT.AL