Postuar: Korrik 18, 2025 | 20:32
EKSKLUZIVE/ Vllaznia pranë firmës me portierin gjerman, shtohen forcat te kuqeblutë
Leon Maurice Pohs mund të jetë afrimi i radhës i Vllaznisë. “Panorama Sport” mëson se 28-vjeçari po konsiderohet si opsion për portën e kuqebluve.

I gjatë 1.94 metra, Pohls qëndronte me Shamrok që nga viti 2019. Te klubi irlandez u shpall katër herë kampion.
Në total ka luajtur 85 ndeshje me Shamrok ku ka pësuar 89 gola, ndërsa 31 herë ka mbajtur portën e paprekur. Tashmë mbetet për t’u parë nëse palët do shkojnë te firma.
Vllaznia është në prag të ndeshjes së turit të dytë në Ligën e Konferencës. Kuqeblutë eliminuan Daugavpils dhe tashmë presin të luajnë përballë Vikingurit.
PANORAMASPORT.AL













