EKSKLUZIVE/ Trajneri i ri i Partizanit ka “luksin” e zgjedhjeve, sulmuesi rikthehet në “Arena e Demave”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2026 | 23:40

EKSKLUZIVE/ Trajneri i ri i Partizanit ka “luksin” e zgjedhjeve, sulmuesi rikthehet në “Arena e Demave”

Partizani po punon për gjetjen e një trajneri. Gjatë kësaj kohe, të kuqtë janë kujdesur që të aktivizojnë opsionet e rinovimit të kontratave me lojtarët që do të përfundonin të lirë. Po ashtu edhe rikthimin e të huazuarve.

Bintsuka

“Panorama Sport” mëson se edhe Arshonzh Bintsuka rikthehet nga Flamurtari. Trajneri i ri do të ketë një grup të plotë me të gjithë lojtarët në dispozicion. Më pas do të jetë në dorën e tij se cilët do të largohen.

23-vjeçari nga Kongo regjistron 17 gola dhe gjashtë asistime deri tani me Partizanin. Kujtojmë se ishin të kuqtë që në janarin e vitit 2022 e sollën në Europë.

Largime ndërkohë do të jenë të pashmangshme te Partizani. Megjithatë, do të jetë në dorën e trajnerit për të vendosur.

LEXO EDHE

EKSKLUZIVE/ Shkëlqeu me pretendentët, Partizani fiton shërbimet e mesfushorit për sezonin e ri

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL