EKSKLUZIVE/ Shkëlqeu me pretendentët, Partizani fiton shërbimet e mesfushorit për sezonin e ri
Partizani ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm. “Panorama Sport” mëson se Kazim Ogunleje është një nga lojtarët që i kthehet kryeqytetasve, pas aventurës së suksesshme me Pogradecin.

Ogunleje gjeti edhe pesë herë rrugën e rrjetës me liqenorët. 19-vjeçari nga Nigeria fitoi vendin e titullarit në ekipin e drejtuar nga trajneri Emiljano Çela, duke qenë lojtar kyç në mesfushë.
Nigeriani nuk ka pasur hapësira tek ekipi i parë i Partizanit. Në tri ndeshje të luajtura shënoi edhe një gol.
Partizani pati tre lojtarë nga ekipi A, që u huazuan në Kategorinë e Parë. Portieri Skander Tahri po ashtu është kthyer, pasi e mbylli te Luftëtari. Po ashtu tashmë konsiderohet në dispozicion të kryeqytetasve edhe Mateo Shanaj.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













