EKSKLUZIVE/ Titulli i tretë radhazi me Egnatian, Xhemajli: Kampionë me meritë të plotë, ishim të bindur se do të fitonim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2026 | 9:50

EKSKLUZIVE/ Titulli i tretë radhazi me Egnatian, Xhemajli: Kampionë me meritë të plotë, ishim të bindur se do të fitonim

Tre tituj kampionë radhazi nuk janë rastësi. Egnatia ka konfirmuar edhe një herë dominimin e saj në futbollin shqiptar, duke mbyllur me sukses një sezon të gjatë dhe të mbushur me sfida.xhemajliRrogozhinasit ia dolën të triumfojnë në momentet më të rëndësishme të kampionatit, duke treguar karakter, pjekuri dhe forcë grupi, cilësi që i kanë shndërruar tashmë në një nga skuadrat më të konsoliduara të viteve të fundit. Një nga protagonistët e këtij suksesi ishte mbrojtësi Arbenit Xhemajli, i cili gjatë gjithë sezonit u shfaq si një nga lojtarët më të qëndrueshëm të skuadrës. Futbollisti i Egnatias dha kontribut të rëndësishëm në repartin difensiv, duke ndihmuar ekipin të ruante ekuilibrat në ndeshjet vendimtare dhe të arrinte objektivin madhor të sezonit.

Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport” pas festës së titullit kampion, Xhemajli foli për emocionet e fitimit të trofeut, besimin që skuadra kishte edhe kur nuk konsiderohej favorite, ndikimin që pati trajneri Nevil Dede pas marrjes së drejtimit të ekipit, si dhe pritshmëritë për aventurën e radhës në kupat e Europës. Mbrojtësi u ndal gjithashtu edhe te e ardhmja e tij, duke theksuar se ndihet i lumtur te kampionët e Shqipërisë.

Sa të lumtur jeni për këtë trofe?

Normalisht që jemi shumë të lumtur. Kemi luftuar shumë gjatë këtij sezoni. Ka qenë një rrugëtim i gjatë dhe i vështirë, por në fund arritëm objektivat tanë. Gëzimi është edhe më i madh sepse ky është titulli i tretë radhazi për ne.

Hytë si jo favoritë në fazën finale. Sa besim kishit se do t’ia dilnit?

Kishim shumë besim, edhe pse nuk konsideroheshim favoritë. Ishim tri pikë pas Elbasanit dhe Vllaznisë, por besuam te forcat tona. U përgatitëm maksimalisht dhe në fund arritëm të fitonim kampionatin.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL