Postuar: Shtator 11, 2025 | 23:00
EKSKLUZIVE/ Tirana shton forcat, firmos lojtari që po e kërkonte me domosdo
Ziad Ouled Haj M’hand është futbollisti më i ri i Tiranës. “Panorama Sport” mëson se mbrojtësi që ishte në provë, ka bindur klubin për t’i besuar kontratën e profesionistit.

Një qendërmbrojtës ishte edhe roli që po kërkohej me domosdo gjatë kësaj periudhe. Dëmtimet e Kolës dhe Dembeles kishin shtyrë kryeqytetasit, që të punonin në merkato.
22-vjeçari afrohet si futbollist i lirë. Eksperiencën e fundit e kishte me ND Goricën në Slloveni. Më parë ka luajtur me Bremen në kategoritë inferiore të Gjermanisë, si dhe në Holandë e Austri.
Tirana e luan ndeshjen e radhës të shtunën. Kryeqytetasit do të sfidojnë Flamurtarin në stadiumin “Selman Stërmasi”.
OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL













