EKSKLUZIVE/ “Shpërthen” ish-drejtori Laluci: Ekip mediokër, Flamurtari po humbet dinjitetin! Mbijetesa do të jetë e vështirë
Vangjel Laluci mendon se Flamurtari po humbet dinjitetin.
Ish-drejtori i klubit vlonjat “shpërthen” pas ecurisë negative të skuadrës. Gjatë një prononcimi për “Panorama Sport”, Laluci thotë se në skuadër ka lojtarë mediokër dhe se kuqezinjtë rrezikojnë qëndrimin në Superiore. Sipas tij mbijetesa do të jetë e vështirë dhe e fortë.
“Problemi është që skuadra jonë po humbet dinjitetin. Duke humbur dinjitetin ke humbur shpirtin dhe po humbe shpirtin ti nuk ekziston më. Unë nuk diskutoj më për kampion, atë harroje. Këtu jemi në kufijtë e mbijetesës. Vallë do të mbijetojë Flamurtari? Këtu duhet që të përqendrohet stafi. Nëse kapim diçka më shumë, akoma më mirë, por këtu kambanat kanë rënë fortë dhe gjërat janë të qarta. Ne duhet të mbijetojmë. Mbijetesa do të jetë shumë e vështirë dhe shumë e fortë. Këto 6 javë në kemi një ekip mediokër. Po ti vësh re individualisht, asnjë nuk ngrihet në nivelin maksimal. Ne jemi të nivelit mesatar dhe nën mesatar. Prandaj unë them që ne do të jemi në kufijtë e mbijetesës. Ky ekip nuk përgjigjet dot”, shprehet fillimisht Laluci.
PANORAMASPORT.AL













