Postuar: Qershor 3, 2026 | 21:49
EKSKLUZIVE/ Pritet largim i bujshëm nga Vllaznia, një nga liderët është gati t’u japë lamtumirën kuqebluve
Një nga lojtarët më të rëndësishëm të viteve të fundit te Vllaznia është drejt largimit nga skuadra.

“Panorama Sport” ka zbuluar se nga radhët e kuqebluve pritet të thotë lamtumirë, mesfushori Ardit Krymi.
Ai luan prej 3 vitesh te shkodranët dhe tashmë pritet të jetë lojtar i lirë për t’u transferuar në skuadra të tjera, ku ofertat nuk mungojnë.
Shumë klube kanë qenë të interesuara për Krymin që më përpara, por fakti që ka qenë në kontratë me Vllazninë, ka qenë pengesë për të tjerët që ta kontaktonin apo të firmosnin me të.
Shkodrani pritet të kthehet një nga emrat më të kërkuar në Superiore, duke mos përjashtuar mundësinë që mund të transferohet edhe jashtë Shqipërisë.
PANORAMASPORT.AL













