EKSKLUZIVE/ Një kampion për mesfushën, Vllaznia kërkon ish-futbollistin e Egnatias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2025 | 20:43

EKSKLUZIVE/ Një kampion për mesfushën, Vllaznia kërkon ish-futbollistin e Egnatias

Pas emrit të Sherif Kallakut, një tjetër emër i cili ka marrë vëmendje të madhe për mesfushën te Vllaznia është ai i Arbin Zejnullait.

zejnullai

Mesfushori nga Tetova, i cili ka qenë pjesë e Egnatias në 3 sezonet e fundit, aktualisht është një futbollist i lirë. Sipas asaj çfarë mëson “Panorama Sport”, drejtuesit e klubit kanë kontaktuar me 26-vjeçarin, duke dëgjuar edhe kërkesat e tij ekonomike. Por, pa asnjë lloj premtimi nga ana e futbollistit, i cili duket se ka në “dorë” një ofertë nga Turqia.

Dhe ka marrë kohë për t’i kthyer një përgjigje përfundimtare ofertës dhe interesimit konkret të kuqebluve, të cilët duket se do këmbëngulin deri në fund për të siguruar shërbimet e Zejnullait, që vlerësohet shumë për cilësitë dhe polivalencën e tij në fushën e lojës, ku ish-futbollisti i Egnatias mund të luajë si mesfushor qendror, i avancuar apo edhe në krah.

E pikërisht të tilla cilësi e bëjnë shumë të dëshiruar në merkato, ku edhe ofertat ndaj tij aktualisht nuk mungojnë. Pavarësisht se në synimet e mesfushorit është një transferim në një kampionat jashtë vendit, në rast se diçka e tillë nuk realizohet, atëherë një opsion serioz për të vijuar karrierën duket se do jetë Vllaznia për tetovarin.

ENDRI ÇINARI-PANORAMASPORT.AL