EKSKLUZIVE/ Një drejtor i ri për klubin e Kategorisë së Parë, ja kur pritet të prezantohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2026 | 13:04

EKSKLUZIVE/ Një drejtor i ri për klubin e Kategorisë së Parë, ja kur pritet të prezantohet

Kukësi mbetet skuadra më e rrezikuar për të rënë nga Kategoria e Parë në të Dytën, teksa situata është tejet e ndërlikuar.

DOLLAKU

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht nga burime pranë klubit se tashmë verilindorët kanë gjetur një drejtor të ri të përgjithshëm. Bëhet fjalë për Fundim Dollakun, i cili ka qenë anëtar i shoqatës së KF Erzenit. Ai pritet të prezantohet sot nga ana e klubit.

Pavarësisht se Kukësi tashmë ka një drejtor të ri, duhet të gjejë edhe një trajner pas dorëheqjes së Bledar Devollit.

PANORAMASPORT.AL