EKSKLUZIVE/ Murataj i dha lamtumirën Flamurtarit, tani pritet vetëm zyrtarizmi te “dashuria e vjetër”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2026 | 23:40

EKSKLUZIVE/ Murataj i dha lamtumirën Flamurtarit, tani pritet vetëm zyrtarizmi te “dashuria e vjetër”

Valentino Murataj i ka dhënë sot lamtumirën klubit të Flamurtarit, duke ndërprerë marrëveshjen me kuqezinjtë vlonjatë pas një viti e gjysmë në radhët e ekipit me të cilin në fakt kishte një kontratë deri në fundin e sezonit.

murataj

Por tashmë mesfushori po bëhet gati të nisë një etapë të re, nëse mund të quhet e tillë. Kjo, pasi sipas informaiconeve të “Panorama Sport”, ai pritet që të firmosë në orët në vijim me një klub ku ka arritur sukseset më të rëndësishme në karrierë, siç është Partizani me të cilin u shpall kampion. Murataj ka qenë prej kohësh në kontakte më të kuqtë, duke bërë një tentativë edhe gjatë verës për t’iu bashkuar atyre, duke ndeshur në kundërshtinë e Flamurtarit që e shihte asokohe pjesë të rëndësishme të projektit.

Por tani që palët janë ndarë rrugët, asgjë nuk pengon Muratajn që të kthehet përsëri pjesë e të kuqve nga të cilët u largua në verën e vitit 2024. Asokohe ai nuk pranoi rinovimin por vendosi të ulej një kategori më poshtë duke firmosur për vlonjatët që i kishin bërë një ofertë më të mirë ekonomike.

PANORAMASPORT.AL