EKSKLUZIVE/ Kaosi te Tirana, trajneri Nuhiju merr vendimin ekstrem pas humbjes me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2025 | 23:30

EKSKLUZIVE/ Kaosi te Tirana, trajneri Nuhiju merr vendimin ekstrem pas humbjes me Partizanin

Tirana do të jetë nesër në Durrës pa pesë lojtarë siç mëson “Panorama Sport”. Bëhet fjalë për Alfred Mensah, Viktor Fernandes, Xhorxhos Valerianos, Ian Soler dhe Mahmadu Dembele. Plot pesë futbollistë të huaj, që nuk do të llogariten ndaj Teutës.

Screenshot 2025-12-12 174021

Sot seanca stërvitore u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa trajneri Ardijan Nuhiju nuk doli në konferencën e zakonshme për shtyp. Humbja ndaj Partizanit në derbi, bashkë me rezultatet e mëparshme, kanë pasur ndikimin e tyre.

Bardheblutë numërojnë 7 pikë pas 15 javësh të luajtura. Aktualisht mbajnë vendin e fundit në renditje, ndërsa mbeten edhe tri ndeshje deri në fundin e vitit 2025.

PANORAMASPORT.AL