Postuar: Janar 30, 2025 | 23:23
EKSKLUZIVE/ Ka luajtur 9 ndeshje me kombëtaren e Senegalit dhe fitoi Kupën e Afrikës në vitin 2023, Bylisi transferon mesfushorin 23-vjeçar
Bylisi vijon me përforcimet në merkato. Skuadra e Nevil Dedes ka afruar së fundmi, mesfushorin senegalez, Ousmane Marouf.

23-vjeçari numëron plot 9 paraqitje me kombëtaren e Senegalit, ndërkohë që në sezonin 2023/2024, ishte pjesë e skuadrës angleze të Tranmeres, por pa mundur të lerë gjurmë.
Gjatë karrierës së tij, Marouf, ka fituar edhe një trofe, Kupën e Afrikës (CHAN), me kombëtaren e Senegalit, në sezonin 2022/2023.

Edhe pse së fundmi ka qenë pa skuadër, në kampin ballshiot, besojnë shumë tek talenti i mesfushorit senegalez, i cili kërkon të lerë gjurmë në futbollin shqiptar.
ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL













