EKSKLUZIVE/ Jo vetëm Tirana rikthehet në “Selman Stërmasi”, tjetër klub i Superiores pranë marrëveshjes
Dinamo pritet t’i luajë ndeshjet e ardhshme si pritës në stadiumin “Selman Stërmasi”. “Panorama Sport” e ka raportuar edhe më parë këtë lëvizje, që do i largonte nga Elbasani. Interesi akoma mbetet për ekipin e Ilir Dajës.

Kështu jo vetëm bardheblutë do të riktheheshin në “Selman Stërmasi”, por edhe dinamovitët. Deri tani këto të fundit kanë preferuar stadiumin “Elbasan Arena”, që edhe ka rezultuar me fat.
Megjithatë, tifozët vazhdimisht kanë kërkuar t’i luajnë ndeshjet si pritës në Tiranë. Marrëveshja ndërkohë është drejt finalizimit.
Sfida e radhës për Dinamon është më 14 shtator, përballë Elbasanit. Po ashtu ndaj Teutës është një tjetër takim në transfertë, që programohet për datën 17 shtator. Rikthimi në “Selman Stërmasi” do të ishte në javën e pestë të Superiores.
PANORAMASPORT.AL













